Po vjen!
Po vjen!
Po vjen!
Hej...
Po gjëmonte mal e kodër
Thonë po zgjohej Arbëria e Vogël
Kush po i hip gjokut mbi shpinë?
Kush ja prishi Krajlit ushtrinë?
Me fishek ka lind nën sqetull
Me ja shkrep Krajlit mbi vetull
Njëqind burra shkojnë mbas tij
Pushkën n’dorë e barutin n’gji
Kush e pa e nuk e tha!
Gjoku i tij flutron me krahë!
Veç barut ka n’trup Drenica!
Mirë se erdhe!
Tungjatjeta!
O Azem Galica
Hana brisht’ ftyrës pa i rra
N'Kaçanik, hej, thonë e kanë pa
Thonë po vjen si vetëtimë
I ka hip gjokut mbi shpinë
E kanë pa në Mitrovicë
Fluturim ka rra n’Galicë
Njëqind burra i shkojnë mbas tij
Pushkën n’dorë e barutin n’gji
Kush e pa e nuk e tha!
Gjoku i tij flutron me krahë!
Veç barut ka n’trup Drenica!
Mirë se erdhe!
Tungjatjeta!
O Azem Galica (2x)
Kush e pa e nuk e tha!
Hej...