Çonu prej gafletit, o syt’ e mij, çonu
qe sa jeni n’gjumë, hajde tash çonu
se njet Azraili ka shpirtin me ua marr.
Çonu prej gafletit, o syt’ e mij, çonu
qe sa jeni n’gjumë, hajde tash çonu.
Kjo dynja s’o votra jote, shpejt ka me u shu
edhe t’shtat vise nën tehin tond t’kofshin
froni, sulltanati e lavdia kan m’u shu.
Çonu prej gafletit, o syt’ e mij, çonu
qe sa jeni n’gjumë, hajde tash çonu.
Muradit, robit tond falja
falja gjynahet e voetjen ndalja
ngrihe të bajraku i Resulit t’lavduem.
Çonu prej gafletit, o syt’ e mij, çonu
qe sa jeni n’gjumë, hajde tash çonu.