current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Nel blu dipinto di blu [Volare] [Albanian translation]
Nel blu dipinto di blu [Volare] [Albanian translation]
turnover time:2024-11-18 11:26:16
Nel blu dipinto di blu [Volare] [Albanian translation]

Them se një ëndërr e tillë nuk vjen më kurrë,

Ngjyrosja duart dhe fytyrën me blu.

Pastaj papritur rrëmbehesha nga era

dhe filloja të fluturoja në qiellin e pafund.

Të fluturoja ho ho

Të këndoja ho ho ho ho

Në blu i ngjyrosur me blu,

i lumtur të rrija lart aty.

Dhe fluturoja, fluturoja i lumtur, më lart se dielli, akoma më lart.

Ndërsa bota ngadalë zhdukej poshtë aty

Një muzikë e ëmbël luhej vetëm për mua.

Të fluturoja ho ho

Të këndoja ho ho ho ho

Në blu i ngjyrosur me blu,

i lumtur të rrija lart aty.

Por gjithë ëndrrat në agim veniten sepse

kur hëna perëndon me vete i merr.

Por unë vazhdoj të ëndërroj në sytë e tu të bukur

që janë blu si një qiell i pikëzuar me yje.

Të fluturoja ho ho

Të këndoja ho ho ho ho

Në blunë e syve tënd blu,

i lumtur të rrija poshtë këtu.

Dhe vazhdoj fluturoj i lumtur, më lart se dielli akoma më lart.

Ndërsa bota zhduket ngadalë në sytë e tu blu

zëri yt është një muzikë e ëmbël që luhet për mua.

Të fluturoja ho ho

Të këndoja ho ho ho ho

Në blunë e syve tënd blu,

i lumtur të rrija poshtë këtu.

Në blunë e syve tënd blu,

i lumtur të rrija poshtë këtu

me ty.

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
Domenico Modugno
  • country:Italy
  • Languages:Italian, Sicilian, Neapolitan, Spanish+4 more, Salentine, French, English, German
  • Genre:Singer-songwriter
  • Official site:http://www.domenicomodugno.it/sito/
  • Wiki:https://it.wikipedia.org/wiki/Domenico_Modugno
Domenico Modugno
Latest update
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved