[Nikollë Nikprelaj:]
N'ato bjeshk ku mplaket bora
Bashk me lisat rriten trimat
Unë malësor emrin e mora
Për liri shkrepa martina!
M'a coptun Hotin e Grudën
M'i kanë pre Plavën e Guci
Nëpër vite m'a pren udhën
Jam Shqiptar në Mal të Zi!
[Kastriot Tusha:]
Shqiptarë bijet e shqiponjës
Nën një flamur të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Perjetësisht jemi shqiptar!
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtar
Gjithmonë do të jet Shqipëria
Sa të ket dhe e gjak shqiptar!
[Kori:]
Gjithmonë! Gjithmonë!
Do të jet Shqipëri!
Sa t'ket dhe
E gjak
e dhe e gjak shqiptar!
Ooooooo
[Selami Kolonja:]
Ku ka rreze të arsimit
Ku ka fusha lule borë
Ku këndojnë këkgët e Naimit
Që nga Struga në Tetovë!
Ku valon gjaku i shqiptarit
Ku na rrit nëna me halle
N'gryk t'Radikës Gostivarit
Ku rrjedh Drini n'Dibër t'madhe!
[Enkelejda Arifi (dhe Kori):]
Se ç'të prenë e se ç'të u sulën
(Çamëri! Çamëri! Çamëri! Moj Çamëri!)
Se ç'të dogjën Çamëri
(Çamëri! Çamëri! Çamëri! Moj Çamëri!)
Një mallkim t'a preu udhën
(Çamëri! Çamëri!)
Muhaxhi pa tokë e shtëpi!
As më thua pse të vranë
Të përzun në pabesi
Nën e bab pa varë t'i lanë
Moj martirja Çamëri!
[Kastriot Tusha:]
Shqiptarë bijet e shqiponjës
Nën një flamur të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Perjetësisht jemi shqiptar!
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtar
Gjithmonë do të jet Shqipëria
Sa të ket dhe e gjak shqiptar!
[Ilir Shaqiri:]
Nëpër shekuj je coptuar
Për liri kurrë nuk je lodh
Për flamur duke luftuar
Nuk u e pe kurrë Kosovë!
Erdhi dita e bekuar
Nëpër shekuj e ke prit
Krah për krah sot je rreshtuar
Më e rreja republik!
[Së bashku:]
Shqiptarë bijet e shqiponjës
Nën një flamur të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Perjetësisht jemi shqiptar!
Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtar
Gjithmonë do të jet Shqipëria
Sa të ket dhe e gjak shqiptar!
Gjithmonë do të jet Shqipëria
Sa të ket dhe e gjak shqiptar!