Dasmën sa me qejf e prite
Ç'të kom bo moj nanë
Gocën që me shpirt e rrite
Don me e përzanë
Ku lind dilli, ku del hona
Nuk gjen dashuni
Si dashnia që ka nana
Kur rrit një fëmij
Moj nanë, oh medet
Ti mos qaj, s'ka lezet
Se më shef bota
E më merr haset
Oh moj nanë, vaj medet
Ti mos qaj, s'ka lezet
Se më shef bota
E më merr haset
Ç'po të dilka nji pikë loti
Nga ato sytë e tuj
Po t'më kishe dash kaq fort ti
S'më kishe martu
Po ani se më martove
Në der' tjetër shkoj
Dashunin' që ma dhurove
Kurr' s'do ta harroj
Moj nanë, oh medet
Ti mos qaj, s'ka lezet
Se më shef bota
E më merr haset
Oh moj nanë, vaj medet
Ti mos qaj, s'ka lezet
Se më shef bota
E më merr haset