I.
Larg ne kreshtat e Mirdites
Ka hedh rrenje nje gur i kuq
Ktu, thone fjalet e legjendes
U ndez rrepte lufta me turq
Erdhen vite erdhen shekuj
Mbi llogore rriten n’mur
Lulezon e kurre nuk vyshket
Nji zambak i bardhe ne gur
- Refreni 2x
O zambak i bukur-o
Pse po çel petale
Do flladit une trimat-o
Qe kane rane ne male.
O zambaku i gurit-o
Pse çel ne bjeshknaje
Kujtoj partizanet o
Shqipe mbi keto maje.
II.
Lart ne shkrepa midis malesh
Gjuri i Kuq rrufete i prêt,
Lart e ngre shqipja flamurin
Dhe bllokades grusht i jep
Kalojne dite e kalojne vite
Por nji gja s’e harrojme kurre
Se lulezon edhe nuk vyshket
Nji zambak i bardhe ne gur.
- Refreni 2x
………..